image Abdixhiku thotë se LDK-ja nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive

Kosovë

Politikë/ Abdixhiku thotë se LDK-ja nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se oferta e Lëvizjes Vetëvendosje paraqet problem në tri pika.

“LDK as nuk ka kërkuar, as nuk ka pranuar, e as nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive”, ka thënë Abdixhiku në “Debat Plus”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai më tutje ka thënë se partia e tij nuk është dakord as me ndarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në dikastere të ndryshme, po që e njëjta t’i kalojë Ministrisë së Arsimit.

Sipas Abdixhikut, propozimi për shtim të ministrive ka dëmtuar imazhin e palëve./Gazeta Sinjali/