image Abdixhiku takohet me Hovenier, diskutohet për gjendjen e sigurisë së Kosovës

Politikë

Abdixhiku takohet me Hovenier, diskutohet për gjendjen e sigurisë së Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

I pari i LDK-së përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik.

/GazetaSinjali/