image Abdixhiku takohet me drejtorin rajonal të NDI-së, flasin për zhvillimet politike në vend

Kosovë

Abdixhiku takohet me drejtorin rajonal të NDI-së, flasin për zhvillimet politike në vend

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Juglindore, Robert Benjamin, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e reformimit të LDK-së, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Abdixhiku, pasi që vlerësoi lart rolin e NDI-së, shprehu bindjen se thellimi i bashkëpunimit me këtë organizatë është në interes të LDK-së dhe të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi drejtorin Benjamin për vazhdimin e procesit të riorganizimit të LDK-së, të cilën e cilësoi si domosdoshmëri për avancim dhe demokratizim të mëtutjeshëm”.

“Kryetari Abdixhiku, falënderoj drejtorin Benjamin për kontributin e tij dhe të NDI, dhe shtoi se angazhimi i kësaj organizate i nevojitet Kosovës në forcim dhe konsolidim të vlerave demokratike”.

/GazetaSinjali/