image Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci e bën njeri të veçantë

Sociale

Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci e bën njeri të veçantë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Nishani pas vdekjes së ish-presidentit, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku ka thënë se Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe siç ishte dhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ikja e tij në amshim është lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.  Presidenti Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe, siç ishte i madh edhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare. Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci, e bën Presidentin Nishani njeri të veçantë, personalitet të rrallë, të balancuar me ide e qëndrime si dhe të paharrueshëm në historinë e popullit shqiptar.  Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar.  I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

/GazetaSinjali/