image Abdixhiku reagon për tollovinë te “1 Tetori”: Papërgjegjësi, një Qeveri e tërë në gjumë

Politikë

Abdixhiku reagon për tollovinë te “1 Tetori”: Papërgjegjësi, një Qeveri e tërë në gjumë

news image

Tollovisë së krijuar te salla “1 Tetori” nga pritjet për vaksinimin antiCOVID, i ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku e ka quajtur këtë veprim papërgjegjësi të Qeverisë Kurti.

“Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!”, shkroi Abdixhiku.

Për këtë tollovi ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim.

/Gazeta Sinjali/