image Votuesit e sallës "1 Tetori" do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit - Sinjali

Votuesit e sallës “1 Tetori” do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit

news image

Nesër në 38 komunat e Kosovës do të zhvillohet procesi zgjedhor për kryetarët dhe asamblistët komunalë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për votuesit e komunës së Prishtinës në këto zgjedhje nuk do të jetë në dispozicion salla “1 Tetori”, për shkak se objekti shfrytëzohet për vaksinim kundër koronavirusit, por këta votues mund të votojnë në Fakultetin e Edukimit.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Këshillit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Të gjithë ata votues të cilët kanë votuar në sallën ‘1 Tetori’ do të mund ta bëjnë këtë duke ardhur në Fakultetin e Edukimit që ndodhet pak metra më poshtë”, tha ai.

Elezi shtoi se për KQZ-në çdo herë e rëndësishme është që vendvotimi të jetë sa më afër qytetarëve, prandaj objekti i Fakultetit të Edukimit është parë si zëvendësimi më ideal i sallës ‘1 Tetori’ që njëherësh është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.

Janë rreth 4 mijë e 300 votues që nesër mund të shkojnë në këtë objekt për të votuar./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin