Tollovisë së krijuar te salla “1 Tetori” nga pritjet për vaksinimin antiCOVID, i ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku e ka quajtur këtë veprim papërgjegjësi të Qeverisë Kurti.
“Papërgjegjësi! Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!”, shkroi Abdixhiku.
Për këtë tollovi ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim.