image Abdixhiku për VV-në: Ka një tendencë të krijohet një mini LDK, mini PDK

Politikë

Abdixhiku për VV-në: Ka një tendencë të krijohet një mini LDK, mini PDK

news image

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur rreth programit të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku u shpreh se brenda kësaj partie është një tendencë për krijimin e minipartive tjera, që të përfitojnë sa më shumë vota.

Te LVV ka një tendencë, krijimi i disa minipartive në të, një mini LDK, një mini PDK, pastaj aty ka edhe demokristianë, islamista, anarkista, marksista, e më pas ka një ombrellë që i bënë bashkë”, tha Abdixhiku në T7./Gazeta Sinjali/