image Abdixhiku: Partnerë të matur e seriozë, e duam Kosovën të jetueshme

Kosovë

Postimi/ Abdixhiku: Partnerë të matur e seriozë, e duam Kosovën të jetueshme

news image

​Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas nënshkrimit të koalicionit ka treguar arsyen pse kanë bërë marrëveshje për të bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Abdixhiku tha se edhe LVV-ja e edhe LDK-ja e duan Kosovën të jetueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar; i shumicës së votuesve që me 6 tetor folën qartë. Bëmë marrëveshje sepse idetë që na bashkojnë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. E partnerët e matur e serioz, në kohë të vështira, zgjedhin gjuhën e rrugën bashkë. Të dy palët e duam një Kosovë të jetueshme, për vete, për fëmijët e për prindërit e tanë. Të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot – brenda e jashtë. “, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka rikujtuar edhe rreth 450 mijë qytetarë që votuan LVV-në dhe LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit, duke kërkuar që të mos i dëshpërojnë.

“Kemi humbur kohë mjaft, por kemi ide të qarta përpara. Puna e vërtetë fillon tash. Nga sot, asnjërin mbështetës s’guxojmë ta dëshpërojmë, e secilin skeptik duhet ta bindim ndryshe. Kosova është e të gjithëve”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/.