image Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin: Vendi s'mund të jetë peng i një ideologjie, ka njerëz që i dalin zot

Politikë

Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin: Vendi s’mund të jetë peng i një ideologjie, ka njerëz që i dalin zot

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me opinionistët dhe gazetarët ka vlerësuar kontributin e tyre për daljen nga kriza.

Ai u tha gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq.

Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.  

“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”./EO/

/GazetaSinjali/