image Abdixhiku: Nëse largohet TVSH-ja në produkte elementare nuk dëmtohet buxheti i shtetit

Politikë

Abdixhiku: Nëse largohet TVSH-ja në produkte elementare nuk dëmtohet buxheti i shtetit

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur propozimin e partisë që drejton për heqjen e TVSH-së për produktet elementare.

Ai përmes disa grafikave ka treguar se sa është rritur çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit dhe disa produkteve të tjera esenciale në muajt e fundit.

Abdixhiku insiston se heqja e TVSH-së veç për këto produkte ua lehtëson barrën financiare qytetarëve në këtë kohë krize, si dhe nuk e dëmton buxhetin e shtetit.

“Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit. Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend.

“Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmerinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë. Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaSinjali/