image Abdixhiku: Maji është larg, rrethrotullimi në Veternik duhet të përfundojë më shpejtë

Kosovë

Punimet/ Abdixhiku: Maji është larg, rrethrotullimi në Veternik duhet të përfundojë më shpejtë

news image

Ndërtimi i një rrethrrotullimi në Veternik të Prishtinës ka disa muaj që ka filluar, ndërkohë punimet të cilat po vazhdojnë janë duke shkaktuar tollovi e kolona të gjata në komunikacion.

Megjithatë, ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, thotë se do të intensifikojë veprimet për t’u rritur dinamika e punës, meqenëse sipas planit që ka gjetur në ministri punimet atje pritet të përfundojnë në muajin maj.

Por, ky afat për ministrin Abdixhiku është shumë i largët.

“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri në maj. Mu duk larg shumë. Kërkova një dinamikë të re”, ka thënë ai , i pyetur se kur do të përfundojnë punimet atje.

Abdixhiku premtoi se do të vizitojë vendin ku po punohet gjatë javës që po vjen.

“Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtarët në vend punim. Duhet me u kry shpejt”, ka thënë ndër të tjera ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku./Gazeta Sinjali/