image Abdixhiku i drejtohet Kurtit, ministrave e deputetëve të VV-së: Marrja me zgjedhjet në Shqipëri tregon papërgjegjësi

Politikë

Abdixhiku i drejtohet Kurtit, ministrave e deputetëve të VV-së: Marrja me zgjedhjet në Shqipëri tregon papërgjegjësi

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti lidhur me vëmendjen që ai dhe partia e tij ka marrë lidhur me fushatën në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.  

Abdixhiku thotë se kjo qeveri, i ka braktisur njerëzit e vet.

Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet. Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!”, shkroi kryetari i LDK-së./Gazeta Sinjali/