Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka postuar një fotografi të cilës i ka bashkëngjitur një thënie.
Abdixhiku në një postim të fundit në Facebook, ka cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, ka shkruar Abdixhiku krahas fotos.
Ky postim i kryetarit të LDK-së, vjen pas kritikave që ia bënë ish-udhëheqësit e këtij subjekti politik, Isa Mustafa, Agim Veliu e Skender Hyseni.