image Lumir Abdixhiku bën bashkë liderët shqiptarë të Luginës, apelon të regjistrohet popullsia

Politikë

Lumir Abdixhiku bën bashkë liderët shqiptarë të Luginës, apelon të regjistrohet popullsia

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, kanë pritur në një darkë pune udhëheqësit partiakë dhe liderët institucionalë të shqiptarëve të Luginës.

Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, ku njoftoi se bashkë me liderët biseduan për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

“Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z. Shaip Kamberi; kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarin e LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarin e AFEDS, z. Muharrem Salihu; dhe kryetarin e VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu – biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, shkroi Abdixhiku.

Ai njoftoi se nga ky takim dolën me apel për shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të brendshme

/GazetaSinjali/