image Abdixhiku uron Krishtlindjet: Familjet tuaja t’i gjej me shëndet, paqe e mirësi

Kosovë

Abdixhiku uron Krishtlindjet: Familjet tuaja t’i gjej me shëndet, paqe e mirësi

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar për festën e Krishtlindjeve.

Ai ka uruar që Krishtlindjet t’i gjejnë besimtarët e besimit të krishterë me shëndet paqe e mirësi.

Abdixhiku ka qenë në pritjen e organizuar nga Imzot Dodë Gjergji ku ka përcjellur urimet e LDK-së.

“Gëzuar për shumë mote”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sonte, unë e Albina, ishim mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.

Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.

Nga të gjithë ne në LDK,
Gëzuar, për shumë mote!

Sonte, unë e Albina, ishim mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i…

Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, December 24, 2022

/GazetaSinjali/