image Molliqaj i reagon Abdixhikut: Po ia shtron Kurtit rrugën me lule për Asociacionin

Politikë

Molliqaj i reagon Abdixhikut: Po ia shtron Kurtit rrugën me lule për Asociacionin

news image

Pas deklarimit të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se formimi i Asociacionit duhet të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për çka tha se është qëndrim i dëmshëm për të cilin do të kërkojnë përgjegjësi.

Deklarimin e Abdixhikut për Asociacionin, Molliqaj e interpretoi se “t’ia shtrosh me lule këtij kryeministri rrugën e Asociacionit”.

Sipas tij, kjo përçon dy dëme. “Vetë dëmin e Asociacionit pa njohje; dhe fundi i këtij procesi është uvertura e një faze të re autoritarizmi”.

“Tash që po bëhet i dëgjueshëm jashtë, më shumë dorë e fortë do t’i lejohet brenda. Gjithandej, këtë tregim e kemi parë. Ju jeni me faj për ketë skenar që po fillon”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Abdixhiku po shënon “progres”. Filloi me porosinë ‘të rrimë’, duke mos bërë asgjë se kështu pushteti rrëzohet vetvetiu. Tash e paska bërë një shkëputje, një goxha hop.

Bëje Asociacionin Albin!, – po thotë Lumiri. Shihe logjikën: e jap këshillën unë, ia hapi rrugën këtij, e bëj edhe një plus kah Dragodani, dhe presim pastaj se ky qe po e realizon këshillën time publike do të dëmtohet. Kjo me siguri se nuk është analizë, por ç’të thuash?!  Duket se kompleksi “arsyeton” gjithfarë absurdi.

Konkurrenca negative s’ka të ndalur. Mundet Lumiri edhe përtej kësaj. Ta zëmë, pse mos me ia lypë një autorizim kryeministrit dhe të shkruajë e të nënshkruajë në vend të tij.

Opozitës aktuale do t’i kërkojmë përgjegjësi. Përgjegjësi për qëndrimet e dëmshme dhe mungesën fare të qëndrimeve. T’ia shtrosh me lule këtij kryeministri rrugën e Asociacionit i bën dy dëme: vetë dëmin e Asociacionit pa njohje; dhe fundi i këtij procesi është uvertura e një faze të re autoritarizmi. Tash që po bëhet i dëgjueshëm jashtë, më shumë dorë e fortë do t’i lejohet brenda. Gjithandej, këtë tregim e kemi parë. Ju jeni me faj për ketë skenar që po fillon.

/GazetaSinjali/