image Abdixhiku: Albin Kurti kërkon tension, është gjithçka përveçse kryeministër

Politikë

Abdixhiku: Albin Kurti kërkon tension, është gjithçka përveçse kryeministër

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj Qeverisë, pasi nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për muaji shtator.

Kreu i LDK-së ka deklaruar se Albin Kurti nuk mund ta jetoj pa krizë prandaj edhe dënon mësimdhënësit e vendit.

Abdixhiku e cilëson Kurtin si njeri njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës.

“Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël. Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmerisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive, ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit, shtresën më të goditur nga kriza”, ka shkruar ndër të tjera kreu i LDK-së.

Më tutje, ai thotë këto paga do tu paguhen herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to, merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”, përfundoi Abdixhiku.


/GazetaSinjali/