image Abbott tregon se si do të jetë raporti Britani-Kosovës pas Brexitit

Kosovë

Deklarata/ Abbott tregon se si do të jetë raporti Britani-Kosovës pas Brexitit

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka treguar se si do të jenë raportet e Kosovë-Britani pas daljes së kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian.

Abbot ka thënë se shteti i tij do ta mbështesë Kosovën edhe pas Brexit-it, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ai ka theksuar se Britania e Madhe do të jetë e përkushtuar për sigurinë, përfshirë edhe Kosovën.

“Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/200112374721610?__tn__=-R