Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen që Kosova u bëri refugjatëve afganë sonte, raporton Gazeta Sinjali.
Abbott thotë se është ndjerë i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës gjatë kohës sa mbërritën 111 afganë e parë.
“Ndihem i nderuar dhe i kënaqur që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje për të takuar të evakuuarit e parë nga Afganistani që mbërritën në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/