image Abazi: Në listën e zezë të SHBA-së nuk janë njerëzit e VV-së, por anëtarët e PDK-së

Politikë

Abazi: Në listën e zezë të SHBA-së nuk janë njerëzit e VV-së, por anëtarët e PDK-së

news image

Gjatë diskutimeve të shumta sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar gishtin te deputetët e PDK-së kur po fliste rreth marrdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

Abazi ka thënë se raportin e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në, opozita po dëshiron ta shoh keq.

Në fund, në listën e zezë të SHBA-së nuk janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë njerëz që krimin e korrupsionin e kanë pas instrument të politikës së jashtme, njerëz që kanë dashur ta ndajnë Kosovën, anëtarë të PDK-së“, ka thënë Abazi.

Ai vazhdoi tutje duke thënë: “Kur të dilni në këtë foltore mos jepni informacion që nivele të ndryshme nëpër ministri ju japin juve sepse po vazhdoni me tregu që ende po vazhdoni ta mbani të kapur të shtetin”.

Ai ka thënë se nuk e di ku është logjika që Kosova të ketë marrëdhënie të këqija me BE-në e SHBA-në.

/GazetaSinjali/