Zëvendëskryeministri i Kosoës, Haki Abazi ka thënë se LDK nuk po i dëgjon miqtë amerikanë dhe ata gjermanë që po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja për Kosovën dhe rajonin, por po dëgjon planin e presidentit Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.
Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Mustafa bashkë me PDK-në dhe Thaçin janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës sepse po i frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë e po ashtu hapjes së librave të së kaluarës.
“Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale? Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Abazi./GazetaSinjali/