image Abazi: Çështja e gjendjes së jashtëzakonshme, skenar mes LDK-së dhe Thaçit

Kosovë

Politikë/ Abazi: Çështja e gjendjes së jashtëzakonshme, skenar mes LDK-së dhe Thaçit

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur për zhvillimet e fundit politike me partnerin e koalicionit qeverisës – LDK.

Abazi ka thënë se çështja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë skenar i menduar nga LDK dhe presidentit i vendit, Hashim Thaçi.

“Në momentin që Presidenti Thaçi kërkon dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe pas kësaj akterët brenda LDK-së; Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe në fund Agim Veliu, kanë deklaruar të njëjtën, kjo është pjesë e një skenari”, ka thënë Abazi në RTVD.

Sipas tij, kjo nuk do duhej të ndodhte pasi që lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, kryeministri Kurti bëri zyrtare vendimin që nuk është e nevojshme të veprohet njëherë./GazetaSinjali/