image AAK kritikon Borrellin dhe BE-në: Ji i zëshëm edhe me Vuçiqin, s’po janë porositë e njëjta

Politikë

AAK kritikon Borrellin dhe BE-në: Ji i zëshëm edhe me Vuçiqin, s’po janë porositë e njëjta

news image

Bashkimit Evropian po i kërkohet të bëjë ekuilibër në porositë e tyre ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri hodhi kritika ndaj përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

“Fokusi duhet të jetë në marrëveshjen finale ligjërisht e obligueshme për njohje reciproke çfarëdo veprimi tjetër është humbje kohe. Porosia ime për zotëri Borrell dhe Bashkimin Evropian është që të jenë të zëshëm me Vuçiqin i cili po bën një agresion ndaj vendit tonë përmes strukturave politike paralele kriminale dhe kjo çasje disi po e zbehë besimin e diskutimit dhe diskursit”, tha Tahiri.

Ai kërkoi që BE-ja të jetë neutral në raport me dy shtetet pasi Serbia po e destabilizon Kosovën me agjendë ruse.

“Pra, porositë nuk janë të barabarta, porositë për Kosovën pa marrë parasysh që ne replikojmë për tema të brendshme, shihet qartë që BE-ja nuk i ka porositë e ekulibruara dhe nuk i ka të njëjta si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Duhet pak ta kthejë edhe nga Beogradi sepse është duke e destabilizu me agjendë ruse Kosovën”, u shpreh Tahiri.

/GazetaSinjali/