image A u takuan sot Albin Kurti e Vjosa Osmani? Tregon zëdhënësi i qeverisë

Kosovë

Koalicioni/ A u takuan sot Albin Kurti e Vjosa Osmani? Tregon zëdhënësi i qeverisë

news image

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar raportimet se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani janë duke mbajtur takim në zyrën e kësaj të fundit.

Kryeziu ka thënë për Gazetën Sinjali se nuk është e vërtetë se Kurti e Osmani janë takuar. Ai ka theksuar se një takim i tillë nuk është as në agjendë.

“Nuk është e vërtetë. As nuk është taku, as nuk e ka në kalendar të takimeve për ditën e sotme”, ka thënë Kryeziu.

Disa media raportuan se Kurti i ka shkuar Osmanit në zyrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Osmani është shprehur kundër mocionit të inicuar nga LDK-ja për rrëzimin e qeverisë, i cili është paralajmëruar se shumë shpejt do të votohet në Kuvend. /Gazeta Sinjali/