image A u sulmua Sveçla, flasin nga Lëvizja Vetëvendosje

Kosovë

Reagim/ A u sulmua Sveçla, flasin nga Lëvizja Vetëvendosje

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka folur për Gazetën Sinjali lidhur me raportimet e mediave se zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është sulmuar në një kafeteri në Prishtinë.

Manxhuka mohoi që zëvendësministri të jetë sulmuar. Ai tha se Sveçla vetëm evitoi një përleshje mes një personi dhe një të mituri në atë kafeteri.

“Xhelali nuk është përfshi në asnjë zënkë, as përleshje, mirëpo në kafeterinë ku ka qenë i pranishëm edhe Xhelal Sveçla ka ndodhë një zënkë mes një të rrituri dhe një të mituri, i cili me shumë gjasë ka qenë lypsar ose shitës ambulant. Në këtë mënyrë Xhelal ka ndërhy me i nda, mos me e leju konfliktin, me e mbrojtë të miturin i cili është sulmu nga një i rrituri aty. Xhelal Sveçla vetëm e ka evitu një sulm mes një të rrituri dhe një të mituri, nuk është lëndu”, tha zëdhënësi i VV-së./Gazeta Sinjali/