image A u ftua për intervistim nga Policia, flet Dardan Molliqaj - Sinjali

A u ftua për intervistim nga Policia, flet Dardan Molliqaj

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mohuar se është ftuar për intervistim nga ana e Policisë së Kosovës, shkruan Sinjali.

Ai tha se tërë ditë ka qenë në shtëpi e pastaj ka ardhë në zyre, mirëpo nuk e ka thirr Policia.

Kërkush nuk m’ka ftu, në shpi tem kam qenë, kërkush ska qenë te banesa, policia e din ku jetoj“, tha ai.

Molliqaj gjatë protestës që u mbajt të shtunën u incizua duke e goditur me shuplakë njërin nga policët që po qëndronte para objektit të qeverisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin