image A u arrit koalicioni me VV-në, flet Vjosa Osmani

Kosovë

Takimi/ A u arrit koalicioni me VV-në, flet Vjosa Osmani

news image

Pas takimit të kreut të LDK-së Isa Mustafa me liderin e VV-së Albin Kurti, nga selia qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalur mandatarja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

E pyetur nga gazetarët se a u arrit koalicioni LDK-VV, Osmani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë për media, lidhur me të gjitha zhvillimet e fundit.

Ndryshe, askush nga dy partitë nuk ka konfirmuar asgjë për media nëse përfundimisht ka dështuar koalicioni eventual parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së. Apo nëse palët janë dakorduar për koalicion.

Dihet që partitë kanë të afat ta zyrtarizojnë koalicionin deri më 30 gusht, kështu ka bërë të ditur KQZ-ja./Sinjali/