image A po e përdor Kurti situatën në veri për vota, kështu përgjigjet Osmani

Politikë

A po e përdor Kurti situatën në veri për vota, kështu përgjigjet Osmani

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka komentuar trazirat në veri të Kosovës pas futjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj të katër komunave veriore, ku siç u shpreh ajo, Kosova u trajtua sikur ta kishte pushtuar dikë, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se çështja e veriut të Kosovës është shumë më e madhe se ne dhe se i gjithë Ballkani Perëndimor, e edhe sesa vetë Evropa, prandaj si zgjidhje për t’i shmangur këto tensione ajo e sheh gjithnjë koordinimin me aleatët tanë.

“Jo gjithnjë pajtohemi rreth taktikave apo strategjive që duhet zgjedhur bashkë me miqt tanë për të arritur qëllimin e përbashkët, por gradualisht vijmë deri tek pika e përbashkët. Ka pasur raste për gjatë këtyre 20 viteve kur institucionet e Kosovës nuk e kanë pasur durimin që të tentojnë t’i bindin aleatët tanë që veprimin ta marrim të koordinuar dhe të përbashkët, dhe në një moment kur pajtohemi edhe ne edhe aleatët tanë. Nuk na ka dalë mirë. Sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado që ka treguar sovranitetin e vet, sado që ka vepruar duke respektuar Kushtetutën e vet. Unë mendoj që duhet të bëhen të dyja”.

Si si mund të arrihen këto të dyja, Osmani mori si shembull politikën e saj të ndjekur në dy raste, atë të shtyrjes së zgjedhjeve në Veri nga dhjetori në prill, dhe arritjen e pranimit të legjitimitetit të këtyre zgjedhjeve.

Siç shprehet ajo, për të arritur që të gjithë aleatët tanë të bindën për atë që ti iu sugjeron, duhet jashtëzakonisht bashkëbisedim, koordinim e përpjekje.

“M’u deshtë takim pas takimi, koordinim pas koordinimi, përpjekje mbi përpjekje që në fund edhe ata të binden, me argumente natyrisht. Dhe ata u bindën. I gjithë QUINTI dhe 27 shtetet e BE-së dolën me deklaratë pro mbajtjes së zgjedhjeve edhe pas paralajmërimit të serbëve për bojkot”

“Edhe për legjitimitetin e zgjedhjeve duhej përsëri të bisedoja me ta, bisedë pas bisede, përpjekje pas përpjekje, koordinim pas koordinimi, dhe në fund u bindën të gjithë aleatët tanë që të dalin të pranojnë edhe legalitetin e procesit edhe ligjshmërin e saj”

“Unë mendoj që edhe ky hapi tjetër rreth kryetarëve në zyrtat që atyre iu takojnë, ka mundur të koordinohet në një process ndoshta që do të merrte më shumë kohë. Unë e kuptojë që ka qenë edhe presioni i afateve, mirëpo edhe ky ka qenë një proces ku të gjithë ne si institucione duhet të mësojmë që në të ardhmën edhe për hapat që dikujt iu duket teknik ne radhë të parë”, u shpreh Osmani në TopStory.

Ndërsa, e pyetur se a po e përdor Kurti veriun për elektorat, Osmani tha se pavarsisht bisedimeve të shpeshta që kanë, në asnjë moment nuk e ka atë përshtypje, por sipas saj, Kurti e sheh dhe e ka detyrë të mbrojë Kushtetuten e vendit.

/GazetaSinjali/