image Osmani shpjegon deklaratën për Macron: Nuk ishte kërcënim, por paralajmërim

Politikë

Osmani shpjegon deklaratën për Macron: Nuk ishte kërcënim, por paralajmërim

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga Shqipëria ku po qëndron për një vizitë zyrtare, në një intervistë për TopStory, ka komentuar edhe një herë daklaratën e saj se rishikimi për pezullimin e vizave do ta vriste dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se kjo deklaratë nuk ishte kërcënim, siç u vlerësua, por informim për partnerët tanë, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se si Presidente e vendit nuk është e interesuar të dëmtohet procesi i dialogut, dhe kjo deklaratë, ndër tjera, ishte për t’i informuar aleatët tanë se çfarë mund ta dëmtoj këtë proces.

“Në radhë të parë, unë në asnjë moment nuk e konsiderojë si kërcënim, as në përmbajtje, as në ton. Presidenti Macron nuk ka as një dobi, as ndonjë dëm nga fakti se a merr pjesë Kosova në dialog apo jo. Në mënyrë që të konsiderohej kërcënim ndaj tij do të duhej ta shpjegonin kritikët se ku qenka dobia e tij si president i Francës, apo dëmi në raport me të nëse Kosova nuk merr pjesë në dialog”, u shpreh Osmani.

“Kam pasur rastin ta takojë Presidentin Macron disa herë, dhe mendoj se e njoh jashtëzakonisht mirë. Hera e parë kur ka dhënë premtimin se do të votoj pro për liberalizimin e vizave, ka qenë kur unë e kam takuar në qershor të vitit 2021, dhe pastaj deklaroi edhe vetë publikisht Ministra franceze që Presidenti Macron mbajti premtimin e dhënë në qershor 2021 në takimin që kishte me mua në Bruksel. Por, në këto 22 vite përvojë, e kam mësuar më së shumti nga SHBA që sinqeriteti me parteneritetët tanë dhe rregulli i mungesës së befasive është vlerësuar më së shumti në çdo takim që unë kam pasur me ta, prandaj kjo në raport me partnerët tanë absulutisht nuk është kërcnim, është thjeshtë informim”.

Osmani gjithashtu për këtë temë shtoi se nëse partnerët tanë nuk janë të kënaqur me veprimet e Qeverisë ose Presidencës ndëshkimi nuk duhet të jetë ndaj popujve të Kosovës, teksa shtoi se “çështja e liberalizimit të vizave ka qenë një padrejtësi historike në raport me popullin tonë”.

/GazetaSinjali/