image A po e njeh Serbia shtetësinë e Kosovës? Opozita serbe pretendojnë se kanë filluar negociatat ‘sekrete’

Kosovë

Politikë/ A po e njeh Serbia shtetësinë e Kosovës? Opozita serbe pretendojnë se kanë filluar negociatat ‘sekrete’

news image

Politikani opozitar serb që drejton “Dverin”, Boshko Obradoviq, ka deklaruar se në Berlin të Gjermanisë ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Obradoviq thotë se këto negociata sekrete kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton tanjug.

Përveç tjerash, Obradoviq ka thënë se Aleksander Vuçiq synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Obradoviq gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.

Lidhur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ka folur sot edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar të premten marrëveshjet. /Gazeta Sinjali/