image A po e humb futbolli luftën kundër racizmit?

Futboll

Futboll/ A po e humb futbolli luftën kundër racizmit?

news image

Dje, Moussa Marega, një futbollist që luan për ekipin portugez, Porto u largua nga fusha pasi u abuzua në baza racore nga tifozët e ekipit kundërshtar Vitoria de Guimares.

Bashkëlojtarët dhe lojtarët e ekipit kundërshtar tentuan ta ndalnin Maregan për të mos e lëshuar fushën, por nuk paten sukses. Është rasti i parë që një lojtar largohet kësisoj nga fusha në futbollin profesionist.

Ky është rasti i fundit i racizmit në futboll që zuri titujt kryesor në mediat ndërkombëtare.

Më 31 janar, zyret e Mbretërisë së Bashkuar publikoi shifrat e gazetës Guardian duke treguar incidentet e racizmit në futbollin anglez, të cilat ishin rritur për 50% në sezonin 2018/19, transmeton Gazeta Sinjali.

Viti 2019 u përmbyll me një incident racist në derbin e Manchesterit, kur një tifoz i Cityt e ofendoi rëndë lojtarin e United, Fred.

Në Holandë, divizioni i parë dhe i dyti nuk luajti minute e pare të ndeshjeve më 23 nëntor në shenjë proteste për racizmin.

Gjithashtu, kishte raste edhe në Spanjë e edhe në Serinë A italiane.

Rasti më i vonë, ai i Balotellit te Brescia.

Megjithë përpjekjet e shtëpisë së madhe të futbollit, FIFA-s, duket se futbolli po e humb betejën me racizmin./Gazeta Sinjali/