image A mund të shkaktojë shtrenjtim të bukës në Kosovë konflikti i mundshëm ruso-ukrainas, flasin ekonomistët

Sociale

A mund të shkaktojë shtrenjtim të bukës në Kosovë konflikti i mundshëm ruso-ukrainas, flasin ekonomistët

news image

Kosova mund të përballet me krizë të dyfishtë ekonomike. Krahas energjisë, barrë mund të jetë edhe rritja e çmimit të disa produkteve të konsumit, nëse kris konflikti mes Rusisë e Ukrainës.

Kjo e fundit është vend transit, por edhe prodhues i disa rendimenteve bujqësore, andaj mund të ndikojë në shtrenjtimin e bukës, vajit e sheqerit.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu tregon se, nëpërmjet Ukrainës, importohen në Evropë drithërat, panxharsheqeri e luledielli.

Alarmin për këtë po e ndez edhe opozita. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, tha se çmimi i bukës mund të shkojë deri në një euro, nëse nuk ndërmerr masa qeveria.

Ndryshe mendon Muhamet Farizi nga Shoqata e Mullistëve, që thotë se konflikti ruso-ukrainas nuk ndikon në drithëra.

“Çmimi i bukës mund të rritet për shkak të faktorit të brendshëm e jo për shkak të fillimit të mundshëm të luftës mes Rusisë e Ukrainës”, deklaroi Farizi për Klan Kosovën.

Por Gërxhaliu thotë se kjo situatë duhet të merret seriozisht nga qeveria e cila duhet t’i shtojë rezervat shtetërore.

Ministria e Tregtisë nuk u përgjigj të premten nëse shteti ka mjaftë rezerva për të mos e lejuar këtë krizë. Veçse ditë më parë, ministrja Rozeta Hajdari pranoi se gjatë pandemisë nuk e tha të vërtetën për stoqet, pasi në të vërtetë, shteti ka pasur rezerva vetëm për tri ditë.

Sipas saj, qeveria Kurti 2 ka planifikuar 10 milionë euro rezerva shtetërore. /GazetaSinjali/