image A mund të hiqet “non-grata” e Berishës nëse ndryshohet administrata në SHBA? Flet Yuri Kim

Shqipëri

A mund të hiqet “non-grata” e Berishës nëse ndryshohet administrata në SHBA? Flet Yuri Kim

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur jo pak herë se shpallja e tij “non grata” nga ana e SHBA-ve mund të anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara.

Por sa e vërtetë është kjo, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim?

“Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet,” tha kryediplomatja amerikane mbrëmjen e së enjtes, raportojnë mediat në Shqipëri.

Gazetarja: Gjithsesi, u zhvilluan disa zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars. Një kritikë tjetër që ju bëhet gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës ka të bëjë me votën e 6 marsit dhe dua të di si e keni interpretuar ju. Duket se nga kjo vote iu dha prej demokratëve një mbështetje Komisionit të Ri-Themelimit dhe Z. Berisha. Gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës vjen kritika se ju jeni kundër vullnetit të demokratëve, pra shumicës së tyre. Keni një koment?

Yuri Kim: “Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendime te tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.”

/GazetaSinjali/