Gazeta Sinjali sot ka publikuar pamje të një autobusi në rrugën Prishtinë-Hajvali, i cili është kapluar nga flaka.
Në video shihet se gjysma e autobusit është djegur plotësisht ndërsa tani nga Policia kanë dhënë detaje rreth rastit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale“, tha Ahmeti.