image A ka problem të organizohen zgjedhjet nëse dështon koalicioni LVV-LDK? Flasin nga KQZ

Kosovë

Mosmarrëveshja/ A ka problem të organizohen zgjedhjet nëse dështon koalicioni LVV-LDK? Flasin nga KQZ

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është gati që t’i organizojë zgjedhjet e reja nëse dështon koalicioni LVV-LDK dhe kjo e fundit refuzon të bëjë koalicion me partitë e tjera.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mund ta përmbushin obligimin e organizimit të zgjedhjeve kurdo që kërkohet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton zhvillimet politike. Lidhur me temën në përgjithësi, KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, tha ai.

Më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, LVV dhe LDK nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pozitave qeverisëse.

Së fundi, të dy partitë ia kanë dërguar nga një prpozim njëra-tjetrës që për të dyjat është i papranueshë, ndërkaq bisedimet kanë ngecur pikërisht këtu. /Gazeta Sinjali/