A ju ka rënë ndonjëherë të flini pa të brendshme? Apo e keni ndjerë që ju shqetësojnë gjatë natës? A është në fund të fundit e shëndetshme të flesh me të brendshme apo të bën më të prirur ndaj infeksioneve dhe baktereve? Në fakt, nuk ka asnjë rregull, vetëm rekomandime për çdo rast.
Nëse preferoni të flini me të brendshme, sigurohuni që ato të jenë të rehatshme dhe të pambukut, në mënyrë që zona të marrë frymë. Veshja e të brendshmeve të ngushta mund të bllokojë lagështinë dhe të çojë në njëfarë kontaminimi.
Nga ana tjetër, nëse ju pëlqen të flini pa të brendshme, atëherë edhe kjo është e lejuar dhe legjitime. E vetmja gjë e sigurt është se lënia e zonës e lirë gjatë gjumit mund të ndihmojë në parandalimin e baktereve.
Bakteret e duan nxehtësinë, kështu që gjumi lakuriq dhe të qenit i ftohtë i pengon ata të ju ‘vizitojnë’. Gjithashtu ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut. Të mos jesh i rrethuar me shirita dhe pëlhura të ngushta ndihmon gjakun të qarkullojë më mirë.