Në të njejtën ditë kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan, Kabulin, duke bërë që nga atje të tërhiqen trupat amerikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre afganë, një serb ka shkruar për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.
Boris Malagurski, që në biografinë e tij shkruan se është regjisor e skenarist, ka shkruar një postim përmes të cilit tenton të nis fushatë për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.
Përmes një fotografie të publikuar ku shihet helikopteri që po evakuon afganët dhe një helikopter tjetër nga momenti i largimit të amerikanëve nga Vietnami kohë më parë, serbi shkruan “A është Kosova vendi i radhës”.
Ky postim ka nxitur shumë komente në Twitter dhe nuk është mirëpritur nga përdoruesit shqiptarë.
Talebanët janë kudo dhe i kanë marrë të gjitha automjetet e policisë dhe ushtrisë dhe po i përdorin pasi që kanë marrë nën kontroll të gjitha pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë./GazetaSinjali/