image A e kaloi pragun koalicioni Nisma-AKR-PD pas numërimit të votave nga mërgata?

Kosovë

Rezultatet/ A e kaloi pragun koalicioni Nisma-AKR-PD pas numërimit të votave nga mërgata?

news image

Në bazë të rezultateve aktuale, Koalicioni Nisma-AKR-PD  nuk ka arritur ende ta kalojë pragun zgjedhor.

Ky subjekt politik ka mbetur jashtë Kuvendit në bazë të statistikave pas  përfundimit të numërimit të votave nga mërgata.

Ndërkohë një shansë tjetër për këtë koalicion është numërimi i votave me 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta, rreth 2 mijë.

Këto vota do të numërohen gjatë ditës së sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur rreth rekomandimit të Qendrës për Numërimin e Rezultateve për rinumërim të disa vendvotimeve.

Ndryshe sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi i të cilave përfundoi mbrëmë pas mesnate më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.

Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 7,030 vota, LDK-në, 2,158 vota, PDK 139, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 dhe koalicioni AAK-PSD me 555 vota. /Gazeta Sinjali/