image A e fshiu postimin për UÇK-në ministri Murati?

Politikë

A e fshiu postimin për UÇK-në ministri Murati?

news image

Në vitin 2016, atëherë kur nuk ishte i ngarkuar me pozitën e ministrit të Financave, Hekuran Murati kishte shkruar se Kosovës po i kushtojnë veteranët më shumë sesa po të angazhonim mercenarë.

Murati duke llogaritur shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt“.

Tutje ai kishte shkruar se “bile edhe mercenar me pas angazhu na kish dalë më lirë“.

Tre muaj nga dy mijë euro bëjnë gjashtë mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsejtë. Edhe as faleminderit s’kish pas nevojë me iu thanë“, shkruante atëherë Murati.

Murati në atë status tërhiqte një paralele mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mercenarët, ku thoshte se “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë më na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Por, pas rikthimit të këtij statusi në vëmendje, Murati ka marrë masa duke e fshirë postimin.

Kjo vërehet në llogarinë e tij, pasi në bazë të një fotografie të shpërndarë, postimi për veteranët është bërë më 1 tetor 2016, ndërsa dy postimet mes kësaj date janë “Beep for the sheep” me datë 28 shtator 2016 dhe tjetri që kishte të bëjë me Projektligjin për Trepçën e që mbanë datën 8 tetor 2016.

Lidhur me këtë shkrim, ministri ende nuk është deklaruar.

/GazetaSinjali/