image A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Flet Edi Rama

Shqipëri

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Flet Edi Rama

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së dhjetëra njerëzve pas ngjarjes së rëndë në Fier se në Shqipëri duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

Kreu i qeverisë u shpreh se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet, pasi është një çështje civilizimi dhe ka treguar që nuk i parandalon ngjarje të tilla të rënda.

“Fatkeqësisht edhe në shoqëritë më të zhvilluar i kanë në gjirin e tyre këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat ndodhin në të gjitha shoqëritë”.

“Në aspektin e kuadrit zgjedhor, Shqipëria ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe ajo që përbën një fatkeqësi për ne në shumë vite është pikërisht papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri dhe ekstreme, por edhe krime që në mos me vrasje kanë rezultuar në përdhunime dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta dhe më pas i kanë përsëritur duke shkaktuar dhimbje dhe plagë”, tha ai raporton A2 CNN.

Mundësia për të rishikuar legjislacionin është gjithmonë, por duhet ngritur trupi gjykues në nivelin e legjislacionit. Sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por t’i zbatojmë ato”./GazetaSinjali/