image A do t’i kthehej Donaldit, Bora Zemani përgjigjet më në fund

Bota e Yjeve

A do t’i kthehej Donaldit, Bora Zemani përgjigjet më në fund

news image

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Mirëpo që nga hyrja e Donaldit në Big Brother VIP, i cili ka diskutuar për dashurinë që ka ende për Borën, fansat janë edhe më shumë  kuriozë të dinë nëse ka shpresa për një rikthim mes tyre.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjetet sociale, Bora ka treguar se për të është më e thjeshtë të nisë diçka të re, se të rikthehet sërish te dashuria e vjetër. Ajo ka shpjeguar se për t’u rikthyer duhet dashuri shumë e fortë, falje dhe mirëkuptim nga të dyja palët.

“Janë më të thjeshta fillimet e reja…Për rikthim duhet dashuri shumë e fortë, falje, mirëkuptim dhe shumë punë nga partnerët që të rindërtohet marrëdhënia. Ndaj shumica e njerëzve thjesht heqin dorë edhe kur ka mbetur diçka pas”, ka shkruar moderatorja.

/GazetaSinjali/