Ditët e fundit pati shumë zëra se trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk do të vazhdoj më kontratën.
Në mediat zvicerane u raportua që Challandes nuk do të vazhdoj më, transmeton Gazeta Sinjali.
Challandes në një intervistë për ‘Fan Zone’ ka treguar të ardhmen e tij.
“Zgjatja e kontratës varet nga kualifikimi. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të play off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do të ketë problem që të arrijmë një marrëveshje”, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/