Zgjedhjet në Podujevë që planifikohet të mbahen më 15 mars nuk dihet ende nëse do të shtyhen për ndonjë datë tjetër për shkak të koronavirusit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Sinjali se shumë shpejtë do të merret një vendim nga institucionet e vendit lidhur me këtë çështje.
Në pyetjen se a do të shtyhen zgjedhjet e së dielës në Podujevë, Elezi nga KQZ ka thënë se aktualisht nuk mund të japim një përgjigje konkrete.
“A do të shtyhen zgjedhjet e së dielës në Podujevë? – Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, ka thënë Valmir Elezi. /Gazeta Sinjali/