image A do të rikthehet Einxhel në BigBrother, merret vendimi

Bota e Yjeve

A do të rikthehet Einxhel në BigBrother, merret vendimi

news image

Banorja Einxhel Shkira, të premten ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj gjatë lojës që po bënte më Ilirin, në shtëpinë e BBV.

Bile gjatë spektaklit të së premtes moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambienti i spitalit.

Gjatë spektaklit, udhëheqësja e programit, Arbana Osmani bëri të ditur se pas 24 orëve do të merret vendimi nga mjekët të cilët kanë kryer ndërhyrjen, nëse Einxhel është e gatshme të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

Sot faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka njoftuar se Einxhel do të rikthehet shumë shpejt brenda shtëpisë.

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel është lidhur me Dj Dagz. /GazetaSinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)