image A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore?

Politikë

A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore?

news image

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim.

Lista Serbe ka vendosur të largohet nga institucionet e Kosovës.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Çka nënkupton kjo?
Sipas Ligjeve të Kosovës, në rast dorëheqje, të kryetarit të komunës, duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Nacionale.

Në ligjin që mbanë emrin, Ligji Për Vetëqeverisje Lokale, parashihet përfundimi i mandatit të kryetarit.

Aty thuhet se mandati i tij përfundon nëse jep dorëheqje.

Tutje në Ligjin Për Zgjedhjet Lokale thuhet se, përfundimi i mandatit të Kryetarit të komunës, shkakton mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në atë komunë.

Gjithashtu aty thuhet se kryetari i ri i zgjedhur, e përfundon mandatin, atëherë kur do ta përfundonte mandatin kryetari paraprak, raporton Insajderi.

Situata në Veri të vendit, tashmë ka marrë përmasa serioze edhe sa i përket punës institucionale atje, meqenëse janë paralajmëruar dorëheqje nga secili institucion.

/GazetaSinjali/