Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë zhvilluar takim në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit, raporton Sinjali. Aktualisht takimi ka përfunduar, por asnjëra nga palët nuk është deklaruar për media.
Temë e diskutimit mësohet se ishte mundësia e koalicionit parazgjedhor LDK-VV.
Partitë politike kanë afat që të lidhin koalicione deri më 30 gusht, kështu ka njoftuar KQZ.
Nuk dihet nëse këto dy parti do të bëjnë koalicion parazgjedhor pasi që nga dy palët kohëve të fundit ka pas edhe kundërshtime për këtë çështje.
Deklarata kundërshtuese kanë ardhur nga figura të ndryshme brenda dy partive./Sinjali/