Xherdan Shaqiri ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë speciale, për shkak se do të zhvillohet në Bazel në vendin ku është rritur.
“Gjithmonë një ndeshje speciale për mua me luajt ndaj Kosovës, sidomos në Bazel ku jom rritur kam shumë shokë, shumë familjarë, sidomos ndaj Kosovës është një ndjenjë speciale”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri vuri në pah se edhe Kosova ka një ekip të mirë, anise është pa lojtarët kyç.
“Besoj që po kanë me ardhur shumë njerëz nga e gjithë bota me na këqyre. Kemi shancën për me u kualifiku në Evropianin në Gjermani, edhe Kosova ka një ekip të mirë që edhe fitun ndaj Izraelit, e kanë treguar që mund ta fitojnë lojën edhe pa lojtarët kyç, ska me qenë edhe lojë e lehtë”.
“Kosova ka shumë talente që duhet t’i shfrytëzoj. Besoj në të ardhmen munden me u kualifiku për një turne të madh”, tha ai për gazetarin Arlind Sadiku.
Në ndeshjen e parë me Zvicrën është aluduar se Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk e dhanë maksiumin për kombëtaren helvetike.
“S’ka qenë e vërtetë, ne gjithmonë e japim maksimumin për Zvicrën, jo sigurisht jo nuk do të festoj golin”.