Për shkak të përhapjes së koronavirusit janë shtyrë disa festivale e koncerte, ndërsa disa të tjera janë anuluar.
Kjo ka bërë që publiku në Kosovë të vë në dyshim mbajtjen e ‘Sunny Hill Festival’, pas kërcënimit që po bën ky virus në thuajse gjithë globin.
Tani organizatorët e këtij festivali kanë njoftuar se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për anulimin e festivalit dhe meqë mbahet në fillim të gushtit, ata shpresojnë që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt.
Në njoftimin e bërë shkruan: “Të nderuar ne jemi duke shikuar dhe planifikuar gjërat për ‘Sunny Hill 2020’, dhe njëkohësisht duke u interesuar në zhvillimet e COVID-19. ‘Sunny Hill Festival’ zakonisht zë vend në fillim të gushtit, dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejt dhe ne të takohemi. Në të njëjtën kohë qëndro i sigurtë, ke kujdes mbi veten dhe të tjerët”.
Këtë vit nëse çdo gjë shkon si është planifikuar festivali do ndërrojë lokacionin nga parku i Gërmisë në Bërnicë./GazetaSinjali/