image Sunny Hill Festival nominohet për 2 çmime nga European Festival Awards

Muzikë

Sunny Hill Festival nominohet për 2 çmime nga European Festival Awards

news image

Best Medium-Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë), janë dy kategoritë në të cilat është nominuar Sunny Hill Festival nga European Festival Awards për vitin 2022.

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar. Mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndërkombëtar, me rreth 6,000 publikime në media dhe mbi 1,000 të huaja.

Numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat që ka arritur t’i sjellë në të dy kryeqytetet gjatë këtij viti, e ku përfshihen Dua Lipa, J Balvin, Afrojack, Hardwell, Diplo, Skepta, AJ Tracey, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Hapat për votim janë të thjeshtë:

Klikoni në link https://bit.ly/3UW7lB2

Votoni në pyetjet numër 2 dhe numër 5 (pyetjet e tjera nuk janë të detyrueshme të plotësohen).

Shkruani emrin, shtetin & email, adresën tuaj dhe klikoni DONE.

Çdo votë për Sunny Hill ka rëndësi, prandaj festivali ka ftuar të gjithë për mbështetje në mënyrë që të arrijë fitoren, në të dyja kategoritë.

/GazetaSinjali/